Aktualitet

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm përfshiu Shqipërinë para pak minutash. Tërmeti u regjistrua rreth orës 5 e 35 minuta. Lëkundjet kanë pasur një magnitudë prej 5.4 ballësh. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Shkodrës, Dibër, Lezhë dhe në Elbasan. Nuk dihet ende nëse ka pasoja nga lëkundjet.