Aktualitet

Tërmeti 5.1, shumë vetë kaluan natën jashtë

Në Verilindje të vendit, të shumta janë dëmet materiale nga tërmeti i pasdites së djeshme me magnitudë 5.1, me epiqendër në Bulqizë. Ato verifikohen në 200 shtëpi të Qarkut Dibër, në qytetet Burrel, Klos e Peshkopi. Nga frika e pasgoditjeve, shumë qytetarë zgjidhën ta kalonin natën jashtë.