#thuajemepepsi ka nisur rrugëtimin e tij pasditën e së hënës në Top Albania Radio. Ky program, i drejtuar nga Dojna Mema, sot ka rezervuar surpriza të tjera për të gjithë dëgjuesit me të ftuar të tjerë specialë.
Studios së Top Albania Radios, do i bashkohet nje prej çifteve më të këndshëm të muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami. Të gjithë ju që dëshironi të bëni pyetje për dy këngëtarët, që më parë nuk keni guxuar ta bëni, #thuajemepepsi, ju jep mundësinë.
Olta Gixhari do të jetë gjithashtu një nga pjesëmarrëset e programit të sotëm. Ndërkohë që javën e kaluar në këtë program, u zbulua se Olta Gixhari ndodhej në të njëjtën suitë me skenaristen e filmit “Danish Girl”, Lucinda Coxon, aktorja do zbulojë akoma më shumë mbrëmjen e sotme lidhur me Prifest (Prishtina International Film Festival), si pjesëtare e jurisë së këtij festivali.
Ky program do ju japë gjithashtu mundësinë të gjithëve ju për të qënë fitues të shumë dhuratave nga “Pepsi” pasi Dojna ka vendosur t’ju bëjë një quiz të thjeshtë dhe argëtues.
Mos harroni, #thuajemepepsi vjen “live” në orën 19:00-20:00.