Një tjetër emision i shtohet programacionit të Top Albania Radio. #thuajemepepsi është programi që do të shoqërojë mbrëmjet tuaja cdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga ora 19:00-20:00.
Nën drejtimin e Dojna Memës dhe me producent ekzekutiv, Ledion Lico dhe Dori Dj, ky program do të sjellë një komunikim të vazhdueshëm me dëgjuesin përmes telefonatave, mesazheve dhe rrjeteve sociale. Diskutime për trendet e reja në modë, muzikë, lifestyle. Biseda sociale me të rinjtë. Ngjarjet më të rendësishme artistike ku ata mund të mblidhen. Këshilla, takime me idhujt e të rinjve të sotëm. Quizz-e ku mund të fitohen dhurata e shërbime të ndryshme.
Në këtë program do të trajtohet rubrika të ndryshme si:
1.Rewind
Diskutime mbi trendet e reja në muzikë, mode, kinematografi.
2.Whats your dream?
Kjo rubrikë në thelb bën një lidhje audio-video. Videot postohen me hashtag-un #thuajemepepsi dhe komentohen në studio. Dëgjuesit dërgojnë “video selfie”, ose video që pasqyrojnë pasionet dhe dëshirat e tyre. Çfarë i pëlqen të bëjnë… Ku e shohin veten pas 10 vitesh? Synime , dëshira, ëndrra… Publiku stimulohet që të shprehet me zë dhe figurë. Video më e bukur do te shpërblehet me dhurata fantastike
3. How to…
Kjo rubrikë do të bazohet mbi studime , artikuj në revistat cool “Teen Ink” “Seventeen” dhe çunat – gocat mund të ndërfuten vetë në emision nëse kanë diçka për të shtuar përmes telefonatave.
4. #thuajememua
Personazhe interesante por të rinj në moshë. Jo detyrimisht shumë të famshëm mjaft të kenë bërë diçka interesante dhe impresionuese në qytetin ku jetojnë, brenda apo jashtë Shqipërisë. Me personazhin që nuk i përket në moshë target grupit të programit ,flitet në retrospective për ndryshimet e brezave në krahasim me tani.
5. Confessions:
Të rinj që bëjnë rrëfime për dicka në jetën e tyre, për shembull: Lidhjen me një person më të madh në moshë, kam dy të dashur njëkohësisht, fiksimin që kam me postimet në Instagram etj.
6.Teen Movie :
Në këtë rubrikë do të trajtohet skenat më të famshme të filmave për adoleshent
7. Quizze për të fituar Dhurata ose shërbime.