#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, sot me pjesëmarrjen e Stanaj, Alban Nimani dhe Isli Islami

Sot në mbrëmje pritet të startojë programi më i ri në Top Albania Radio #thuajemepepsi . Nën drejtimin e Dojna Memës, ky program përveç diskutimeve për trende të reja në modë, muzikë dhe lifestyle, do këtë gjithashtu edhe të ftuar special.

Puntata e parë e programit, do të nisë me pjesëmarrjen e këngëtarit shqiptar me famë botërore, Stanaj, i cili rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar me performancën e tij në “The Voice”.

Vokalisti i grupit, Asgje Sikur Dielli, i cili vjen pas një koncerti të mrekullueshëm në Tiranë, organizuar për 20-vjetorin e grupit, do t’i bashkohet gjithashtu studiove tona për të diskutuar për tema të ndryshme.

Por një programi kaq energjik, nuk mund t’i mungojë një personazh i veçantë si Isli Islami, i cili së bashku me Dojnën do ju bëjnë të kaloni një pasdite argëtuese.

#thuajemepepsi, me producent ekzekutiv Ledion Liço dhe Dori Dj, starton sot në orën 19:00-20:00.