Korsitë e biçikletave në Tiranë kanë dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. Bashkia e Tiranës po punon për krijimin e një rrjeti të gjerë korsish të dedikuara për biçikletat. Rrjeti i korsive do të kompletohet edhe përgjatë unazës dhe rrugës së Kavajës, duke sjellë një lehtësim të qarkullimit për gjithë kryeqytetin.