Një skelë ndërtimi është shembur në Rrugën “Ibrahim Rrugova” në Tiranë, prapa Akademisë së Arteve. Moti i keq që ka përfshirë zonën ka shkaktuar rënien e skelës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Megjithëse bëhet fjalë për një zonë të populluar në mes të Tiranës, me lëvizje të shpeshtë të automjeteve dhe kalimtarëve. Punëtorët po punojnë për të zhbllokuar rrugën automobilistike.