Aktualitet

Tiranë, përfshihet nga flakët kati i dytë të godinës së çerdhes 16

Kati i dytë i godinës së çerdhes 16 në Tiranë u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugen “Nikolla Tupa”. Fatmiresisht nuk ka persona te lenduar, ndërsa policia thotë së paraprakisht shkak i zjarrit ishte një shkëndije elektrike. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit.