Ambasada jonë në Itali konfirmon vdekjen e dy shqiptarëve në tragjedinë e djeshme në Xhenova ku u rrëzua ura Morandi. Ata janë Marjus Djerri e Admir Bokrina. Siç njofton Selia Diplomatike e Tiranës, “Ambasadorja Anila Bitri në bisedat telefonike me të afërmit e dy viktimave ngushëlloi familjarët dhe iu ofroi mbështetjen e shtetit shqiptar në këtë çast të rëndë”.