Aktualitet

Nesër Tropoja dhe disa zona pa energji elektrike

Zona e Tropojës dhe fshatrat përreth do të kenë mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së enjte. Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se do te kryeje punime ne Nënstacionet Fierzë, për rrjedhojë do stakojë linjat në Hec Fierzë – Gropaj – B.Curri, si dhe Hec Fierzë – Dardhë, nga ora 06:00 deri në 09:00 e mengjesit. Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten disa zona në Rrethin Tropojë.