Politikë

U emërua ministre e Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas emërimit si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi zyrtarisht emrin e saj në këtë post të rëndësishëm. Spiropali e cilësoi detyrën si një nder dhe përgjegjësi të madhe.

LEXO EDHE: Manastirliu u shpall kandidate për Kryetare e Bashkisë Tiranë, reagon Anuela Ristani: Mirënjohje dhe falenderim për Tiranën e Veliajn!

Ajo theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 është një mision historik. Më herët, ajo ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.

“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali.

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Në fjalën e tij Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Kabineti i ri qeveritar:

Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastruktrës dhe Energjisë- Belinda Balluku.

Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu (Për herë të parë një grua)

Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministria e Financave – Petrit Malaj

Ministria e Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit dhe Sportit – Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala

Ministre e ekonomise dhe inovacionit- Delina Ibrahmiaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministria e Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministria e Bujqësisë – Andis Salla

Ministri i pushtetit Vendor- Ervin Demo

Ministri për marrëdhënine me parlamentin- Toni Gogu.