Një 46-vjeçar humbi jetën mesditën e sotme në lumin Mat. Viktima është identifikuar si Arben Marku, 46 vjeç nga fshati Skuraj në Milot. Mësohet se ai është futur në ujë për t’u larë, por është mbytur. Drejt vendit të ngjarjes është nisur një ekip polumbarësh nga Tirana për gjetjen e trupit. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë të cilat po hetojnë për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.