Dy persona u vunë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Vlorës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje. Policia njoftoi se ka vënë në pranga një 19 vjeçar, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, pa leje. Ndërsa një tjetër rast u konstatua në lagjen “Nr.1”, ku gjatë kontrollit në ambientet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë,dhe 3 gramë kanabis.