Celebrities Gossip Showbiz

U rikthye te krevati i ‘fatit’ në sekondat e fundit, veprimi i papritur i Mirit nxiti reagime në publik?

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në finalen e Big Brother VIP Albania, ku Armir Shahini vendosi të bëjë një veprim simbolik vetëm pak sekonda para largimit nga shtëpia.

Teksa ai dhe Selin Bollati mbetën dy finalistët e fundit brenda, Miri paralajmëroi se kishte diçka për të realizuar, një moment që, sipas tij, kishte kohë që e mendonte.

Ai i kërkoi leje moderatorit Ledion Liço për t’u rikthyer në dhomën e gjumit dhe, pasi mori miratimin, u drejtua menjëherë atje.

Në një skenë që u bë virale në rrjet, Miri u shtri në krevatin që kishte ndarë me Selinin në fillim të eksperiencës së tyre, duke e konsideruar atë si një simbol të rrugëtimit të tij në lojë.

Kam më shumë se dy muaj që nuk jam shtrirë te ky krevat dhe doja ta bëja edhe një herë… është vendi ku nisi gjithçka, ndoshta për fat

-u shpreh ai.

Reagimi i Selin Bollati ishte i menjëhershëm, pasi ajo u duk e habitur nga ky veprim dhe u largua drejt daljes për në studio.

Pas disa sekondash, Miri u ngrit dhe iu bashkua finales, ndërsa momenti u komentua edhe nga Ledioni me humor:

Krevatit i cofsha falë, ju pres në studio.

Ky gjest simbolik u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke ndarë publikun mes atyre që e panë si një moment emocional dhe të tjerëve që e konsideruan të çuditshëm.