Aktualitet

Udhëtimi me traget drejt Italisë, shtrenjtohet bileta

Veç fluturimeve nga Rinasi, udhëtarët paguan më shtrenjtë këtë verë edhe për udhëtimet me traget drejt Italisë! Bileta e linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas pësoi një rritje deri në 20 euro për person në krahasim me atë të parasezonit turistik. Me rreth 1700 persona në dalje, dita e sotme shënoi nisjen e fluksit të largimit nga Porti i Vlorës të emigrantëve që kaluan pushimet në Shqipëri.