I ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi luftën Izrael-Iran, por dhe shumë lajme të tjera.
A shqetësohesh për një kolaps global? A trembesh se çmimi i naftës do të rritet nëse Irani bllokon eksportin e naftës? A trembesh se mund të jemi shumë shpejt në një luftë globale, siç tha dhe Alfred Cako se Lufta e tretë Botërore do të nisë në vitin 2027?
Ti e njeh shumë mirë ambientin e programit tonë “Rrethi katror”. Ne kemi që në vitin 2020 që po përhatitemi për këto luftra, për pandemi, për vaksina, kështu që i kemi marrë masat. Por ajo që është ulëritëse, është se gjithmonë në Shqipëri rritja e çmimeve ndodh kur dikush e ka në mendje luftën. Pra nuk reflektohet me pasoja më mbrapa, por mjafton të kemi një raketë në ajrin e Teheranit dhe fillojnë oligarkët tanë të ngrejnë çmimet. Ne jetojmë në Tiranë ku çmimet rriten çdo ditë, jetesa është bërë shumë e shtrenjtë. Dhe një luftë e tillë do të pasqyrohet edhe në ekonominë tonë familjare apo individuale. Nuk ka besoj njeri në botë përveç Fred Cakos që do luftë, se ka hallin e parashikimeve. Por problemi është kush na çoi drejt luftës, cilat janë shkaqet… Dhe pastaj të analizojmë pasojat që do të jenë të rënda. Shkaqet janë gjithmonë formimi arsimor dhe kulturor. Lindja e Mesme është shquar për marrëdhëniet shumë të afërta me Perëndimin. Është një vend ku ka lindur dhe Jezu Krishti, edhe Muhamedi, edhe të tjerë të dërguar të Perëndisë. Dhe po ta vësh re të gjithë besojmë tek një Zot, të gjithë reklamojmë paqe, por aty nuk ka paqe. Kjo është shqetësuese. Dhe janë popullsi të rritura dhe të ndara mes njëri-tjetrit. Po bënim një ditë një analizë në “Rrethin katror” se çfarë i ndan dhe i bashkon myslimanët, arabët e Palestinës dhe izrealitët, hebrenjtë. Dhe thellë-thellë ata ishin gati të njejtë. Hebrenjtë dhe arabët e përdorin dorën për të pastruar anusin, e lajnë me dorë. Meshkujt hebrenj dhe meshkujt arabë bëhen synet. Hebrenjtë dhe arabët nuk e hanë mishin e derrit. Ata (hebrenjtë) kanë ushqim të veçantë që e quajnë kosherë, ndërsa arabët e kanë hallall. Thellë-thellë, ata janë kushurinj mes vetit dhe kjo luftë brenda llojit qenka vërtet e tmerrshme. Ndaj unë u bëj thirrje njerëzve, besoni drejtpërdrejtë në Zot, në Perëndi, se sa fut këto burokracitë e hoxhëve dhe priftërinjëve, sepse vetëm përçarje mbjellin. Kështu që, të besojnë në shkencë, të besojnë në Zot dhe ta shijojnë jetën ashtu siç e shijon një mesdhetar.