Health & Beauty Lifestyle

Ushqyerja dhe stili i jetesës ndikojnë në shëndetin mendor? Si?

Hulumtimet sugjerojnë se jo vetëm faktorët psikologjikë, por edhe dietat dhe zakonet e përditshme mund të ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor.

Sipas ekspertëve të Harvardit për shëndetin mendor, ushqimet shumë të përpunuara, si snacks me sheqer, pijet e gazuara, pako instant apo ushqime të ngrira, mund të dëmtojnë trurin për shkak të mungesës së nutrientëve esencialë si fibra, antioksidantë dhe vitamina që mbështesin funksionin emocional dhe njohës.

Konsumi i rregullt i këtyre produkteve është lidhur me ndryshime të humorit, lodhje, vështirësi në përqendrim dhe një rritje të rrezikut për çrregullime si depresioni dhe ankthi, duke u përkeqësuar gradualisht me kohën.

Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se ndryshimet pozitive në dietë, duke përfshirë ushqime të pasura me nutrientë, mund të përmirësojnë mirëqenien mendore dhe të ndihmojnë në balancimin emocional.