Aktualitet

Taulant Balla: Lajm i mirë mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik!

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 korrik) është një lajm i mirë. Por, të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar e paprovokuar rus kundër Ukrainës.

Këtë e deklaroi kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i pranishëm në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi, në Athinë. Sipas tij, mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së.

Ndërsa Procesi i Berlinit, prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.

Balla mbajti një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Përmes një letre drejtuar autoriteteve e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje që të pranohet propozimi francez që i hap rrugë nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nisur nga trajtimi jo i ndarë që Unioni i bën Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, bashkë me Shkupin, nga hapja e bisedimeve do të përfitonte edhe Tirana. Kryeministri Rama është mes zërave që i kërkojnë Maqedonisë së Veriut, të pranojë propozimin e Parisit, që zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë për çështje të karakterit historik.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak  është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Simpoziumit të 24-të të Symit në Athinë.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak bën të ditur se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë takimit, Lajçak thekson se u fokusuan në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog. Unë dhe Albin Kurti diskutuam situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog.