Celebrities Lancio Music Showbiz

A do të blinte klikime një artist i ri si MICCI?! “Unë nuk dua të gënjej veten time, është gjëja që urrej më shumë!”

I ftuar në “Lancio” për intervistën e tij të parë ishte këngëtari MICCI. Ai ka vite që merret me muzikën, por profesionalisht vetëm të fundit. Kënga e tij me titull “Leopard” ka rezultuar shumë e suksesshme dhe ai ka folur më shumë rreth këtij projekti muzikor.

Synimi ishte që “Leopard” të tregojë gocën e fortë, të keqe në kuptimin e mirë. Në atë kuptimin që këto gocat rebele janë të pavarura, e jetojnë jetën e tyre siç iu vjen, pa komplekse. Na shkojnë këto vajza edhe me stilin e muzikës. Edhe këngët e para më pëlqejnë, por jam në garë me veten dhe dua që nga kënga në këngë të përmirësohem më shumë. Çështje eksperiencash dhe puna e madhe, investimi i madh. Një përqindje e madhe është puna dhe talenti, por investimi është i rëndësishëm. Çdo gjë kemi menduar ta bëjmë me detaje dhe t’i shkojë formatit tim. Teksti është shkruar nga unë. Këngën e parë e kam pasur bashkëpunim me Dj Sardi, këtë të dytën dua ta promovoj më shumë veten time, të tregoj më shumë nga MICCI.

A është ai gati për famë?!

Jam gati për famën, sepse ne nuk e dimë kush është ai projekt që godet. Por kam ecur me hapa, nuk më ka ardhur fama me këngën e parë apo të dytë.

A do blinte MICCI klikime?!

Muzika shqiptare edhe mund t’i kalojë 20 milionë klikime. Por unë nuk dua të gënjej veten time, është gjëja që urrej më shumë. Nuk besoj se do blija klikime, por një këngë e bukur mund të ecë.

Çfarë risie do të sjell MICCI në tregun muzikor?! Ai premton shumë…

Origjinaliteti. Me gjithë respektin për artistët, por çdo këngë që po dëgjojmë na duket sikur e kemi dëgjuar edhe më parë. Dua të sjell diçka të re për tregun. Unë mundohem të them fjalë që nuk janë përdorur shumë. Repi është muzikë rruge, dhe janë këto fjalët e rënda, por mënyra si i themi ka të bëjë shumë…