Celebrities Gossip Showbiz

Ajo ka përgjigjen e duhur për çdo gjë! Ja si reagon Kim Kardashian pas kritikave për veshjen e saj në “Met Gala”!

Look-u i yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West.

E ndërkohë që të gjithë ishin të bindur se ajo shoqërohej nga ish-bashkëshorti i saj në “Met Gala”, në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtori krijues i Balenciaga-s, ai që ishte në krah të yllit botëror.

Veshja e Kim mori shumë kritika dhe së fundmi 40-vjeçarja zgjodhi t’i mbylli gojën të gjithëve më një postim të fundit të bërë në rrjetin e saj social Instagram. Bukuroshja teksa kishte postuar një foto të sajën nga ky event i rëndësishëm shkroi fjalët:

Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët?!

E morët përgjigjen që donit?!

Edhe pse në këtë veshje nuk dukej asgjë nga bukuria e Kim, ajo nuk e kishte lënë pas dorë make up-in. Makeup artisti me origjinë shqiptare, Mario, ndau një postim në Instagram për përgatitjen e Kim para spektaklit të madh të modës. Ai shkroi në diçiturën e fotos:

Pas maskës!

Rikujtojmë, se një veprim i fundit i reperit të njohur, ish-partnerit të Kim, Kanye West i habiti të gjithë. Ai nuk e ndiqte më mamanë e fëmijëve të rij në rrjetin social Instagram. Por, sipas disa burimeve nga “DailyMail” Kanye ka filluar ta ndjekë përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ‘followers’-ave.