Celebrities Fashion Showbiz

Aktorja e njohur shpallet ‘Ikona e Modës’ për vitin 2021!

Aktorja e njohur Zendaya gjithmonë tërheq vëmendjen me stilin e saj. Look-u që ajo kishte zgjedhur të vishte gjatë premierës së filmit fantastiko-shkencor me titull ‘Dune’ ishte fantastik. Një fustan i bardhë me shkëlqim kudo dhe me një model shumë të veçantë e bënë Zendaya-n të dukej thjeshtë e mahnitshme.

Stili i saj dhe eleganca e treguar në tapetin e kuq, nuk kaluan pa u vënë re, e për këtë Zendaya është shpërblyer nga Këshilli për Dizajnerët e Modës të Amerikës (CFDA), që vendosi t’i japë aktores 25 vjecare çmimin e ‘Ikonës së Modës 2021’.

Kjo e bën Zendayan figurën më të rë në moshë që nderohet me një cmim të tillë. Ndërkaq, CFDA shkroi në postimin në rrjetin social Instagram se:

Udhëtimi i saj drejt Fashion Icon ndodhi me shpejtësi supersonike. Herë pas here, ajo ka dëshmuar se nuk ka frikë të ndërmarrë rreziqe, ndërsa u ka dhënë fansave dhe ndjekësve të modës në mbarë botën një numër të madh pamjesh magjepsëse në tapetin e kuq për t’u mbajtur mend.

Ndërkaq, rikujtojmë se aktorja e famshme dhe mjaft e pëlqyer për publikun së fundmi është shprehur se pandemia e COVID-19 dhe mbyllja gjatë asaj periudhe, i dhanë asaj një shije trishtimi dhe mërzie. Gjatë një interviste të dhënë prej saj, për ‘British Vogue’ ajo është shprehur se:

 Zgjoheni dhe thjesht ndiheni keq gjatë gjithë ditës, çfarë dreqin po ndodh?

Për aktoren 25-vjeçare, kjo periudhë nuk ka qenë aspak e mirë dhe se për të trishtimi është si një re e errët, e cila qëndron pezull dhe se ajo nuk di si të shpëtojë prej saj. Ajo gjithashtu u shpreh për pjesën se po t’i nënshtrohesh një terapie është një gjë e bukur, të paktën kështu e koncepton aktorja.