Celebrities Gossip Showbiz

Zendaya nuk e paska kaluar aspak mirë periudhën e pandemisë, rrëfehet aktorja!

Aktorja e famshme dhe mjaft e pëlqyer për publikun Zendaya së fundmi është shprehur se pandemia e COVID-19 dhe mbyllja gjatë asaj periudhe, i dhanë asaj një shije trishtimi dhe mërzie. Gjatë një interviste të dhënë prej saj, për ‘British Vogue’ ajo është shprehur se:

 Zgjoheni dhe thjesht ndiheni keq gjatë gjithë ditës, çfarë dreqin po ndodh?

Për aktoren 25-vjeçare, kjo periudhë nuk ka qenë aspak e mirë dhe se për të trishtimi është si një re e errët, e cila qëndron pezull dhe se ajo nuk di si të shpëtojë prej saj. Ajo gjithashtu u shpreh për pjesën se po t’i nënshtrohesh një terapie është një gjë e bukur, të paktën kështu e koncepton aktorja. Ajo gjithashtu ka treguar se:

Dua të them, nëse dikush është në gjendje të posedojë të ardhurat financiare për të shkuar në terapi, unë do t’i rekomandoja ta bënin këtë.

Ylli i “Dune” shtoi gjithashtu se nuk kishte asgjë të keqe me pjesën që të  duhet të punosh me veten dhe të merresh me gjëra që realisht ke nevojë dhe pse jo të gjesh dikë që mund të të ndihmojë. Pavarësisht periudhës së pandemisë dhe situatave të vështira për të gjithë, për aktoren Zendaya ky vit ka qenë një sukses i padiskutueshëm për të.

Ajo jo vetëm që festoi ditëlindjen e saj të 25-të, por më në fund bëri publike edhe marrëdhënien e saj romantike me aktorin që ka në krahë edhe tek filmi më i ri i “Spider-Man: No Way Home” Tom Holland.

Zendaya

Rikujtojmë se në daljen e saj të fundit në Festivalin e Filmit në Venecia, aktorja arriti të fitonte vëmëndjen e të gjithë të pranishmëve jo vetëm për fustanin e saj të veçantë por edhe për gjerdanin e saj marramendës. Gjerdani ishte nga koleksioni i bizhuterive të shtrenjta të markës ‘Bulgari Magnifica’, i cili paraqiste një smerald kolumbian 93 karatësh, të prerë nga kabokoni, të lidhur në nofullën e një gjarpri i cili ishte i veshur plotësisht me diamante dhe smeralde.