Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip

Alban Ramosaj: “Kleonikin e dashuroj por…”

Ditën e sotme i ftuar në studion e TAR, këngëtari Alban Ramosaj u shpreh për herë të parë rreth së vërtetës që qëndron në lidhje me modelen e njohur Kleoniki Delijorgji. Rikujtojmë se dyshja ka qenë një ndër më të përfolurit prej dy vitesh tashmë, kjo për shkak të postimeve të tyre që të bënin të mendoje se ishin në një lidhje si në përralla.

Shumë diskutime dhe aludime janë bërë rreth tyre, por asnjëherë nuk është dhënë një përgjigje qartësuese nga asnjë prej palëve. Kujtojmë se Alban Ramosaj ka qenë pjesë e klipit të bukuroshes në projektin muzikor “Unity” kur thashethemet se ka diçka mes tyre nisën. Sot për herë të parë Albani ka qartësuar një herë e mirë marrëdhënien që ka me Kleonikin dhe rrëfen detajin që askush nuk e dinte.

“E kam pasur ‘crush’ në fillim fare dhe e kisha të vështirë t’i flisja. Ajo e pa këtë gjë e si shejtan vinte më fliste qëllimisht. “

Ramosaj na bëri me dije se mes tij dhe Kleonikit ka shumë paqe e respekt dhe dashurohen profesionalisht. Ai u shpreh se është përpjekur gjithmonë për t’i qëndruar pranë gjatë karrierës së saj. Pas kësaj deklarate nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të shijojmë edhe një herë bashkëpunimin e tyre “Unity” por fatkeqësisht artistja e ka hequr atë nga kanali i saj në YouTube. Përse vallë?