Live From Tirana Showbiz

Andi i “Për’puthen” flet për eksperiencat e mëparshme: “Kam qenë dorë lëshuar”

Teksa sot në Live From Tirana folëm për ndarjet e çuditshme të vip-ave shqiptarë e të huaj, nuk mund të mungonte në program një ndër personazhet më të përfolur të momentit.

Bëhet fjalë për Andi Shehin ose siç e njohim të gjithë, Andi i “Për’puthen” i cili diskutoi mbi temën duke ndarë me dëgjuesit e Top Albania Radio, eksperiencat e tij.

Ai u shpreh se nuk ka patur asnjëherë situata të ekzagjëruara më parë madje, as ndonjë ndarje apo zënkë dramatike. I pyetur nëse i ka dhënë ndonjëherë fund një lidhjeje me anë të telefonit, Andi tha se kurrë nuk ka pranuar t’i japë fund një raporti me një vajzë të paktën pa i dhënë dorën për herë të fundit.

Konkurrenti i emisionit më të ndjekur në Top Channel, shtoi se në marrëdhëniet e mëparshme me vajza ka qenë gjithmonë i qetë dhe dorë lëshuar. Ndoshta kjo është arsyeja përse ai ka tërhequr vëmendjen më shumë se djemtë e tjerë në spektakël.