Auto & Moto Celebrities Showbiz

Artistja e njohur Bebe Rexha u tregon fansave se makina e saj e re është…

Artistja me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botën për talentin e saj, Bebe Rexha së fundmi ka blerë një makinë mjaft luksoze. Këgëtarja e bëri të ditur vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory. Bëhet fjalë për një makinë luksoze të markës prestigjioze “Porsche”.

Bebe Rexha që nga momenti që e ka marrë makinën e saj të re vendosi që të shëtiste me të. Gjatë një interviste të dhënë për US Weekly, artistja 32-vjeçare është shprehur se:

Unë nuk e mora lejen e drejtimit të mjetit në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare po arrin suksese shumë të mëdha në muzikë. Ajo tashmë ka grumbulluar dhe numëron me miliona klikime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar përgjatë viteve. Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Ajo tregoi para pak kohësh se është shpërblyer nga platforma “Spotify” pasi ka arritur një miliard klikime për këngën e saj. Në letrën që mori nga platforma e famshme shkruhej:

Urime që ke arritur një miliard klikime. Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur.

Artistja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante në duar çmimin dhe kërcente bashkë me të.