Celebrities Showbiz

“Banori më interesant në këto 3 vite”/Ronaldo Sharka e ka të qartë kush do jetë fituesi i BBV3…

Ronaldo Sharka ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një analizë të lojës së deritanishme të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”…

Julin e shikoj që është shumë i përqëndruar në lojë, nuk e humbet asnjëherë fokusin qoftë dhe për të bërë analizat. Romeo edhe nëse nuk do që të jetë i karikuar, situatat e kanë sjellë që të jetë i karikuar. Egla mendoj se pas rikthimit ka vdekur, e ka ulur, është shumë e çuditshme që një video të thyejë shikimet në Instagram dhe pas rikthimit të mos jetë gjëkundi.

Për Ronaldon, Meriton Mjekiqi mund të jetë pretendent për fitues këtë “Big Brother VIP Albania 3”. Gazetari tha se Meritoni është përfaqësuesi më i mirë i Kosovës, madje shtoi se ka ditur sesi ta përdorë lidhjen që ka krijuar me Ilnisën.

Meriton Mjekiqi është një nga banorët më interesant që ka pasur “Big Brother VIP” tre vitet e fundit. Nga shqiptarët e Kosovës ai është përfaqësuesi më i mirë. Meritoni krijoi një lidhje dashurie që e dinte që do gjykohej po nga ana e tjetër e dinte se do përqafohej. Ata kurrë nuk e hodhën poshtë njëri-tjetrin. Ai nxorri një nga pretendentet nga shtëpia, Egla Cenon. Meritoni është pretendent shumë i mirë për fitues. Ndoshta këtë vit 100 mijë euroshi mund të shkojë në Kosovë.