Celebrities Music Showbiz

“Bëra tre koncerte brenda ditës dhe në fund…”/Noizy rrëfen disa nga vështirësitë e tij në fillim të karrierës!

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Noizy, ka qenë mbrëmjen e kaluar në një intervistë për “Më lër të flas” në Top Channel. Ai foli më shumë për fillimet e tij të karrierës, vështirësitë që ka hasur, dhe jo vetëm. Noizy ka folur më shumë dhe për albumin e tij, por dhe për koncertin që do të mbajë sërish këtë vit më 4 gusht në sheshin “Nënë Tereza”.

Cilat kanë qenë disa nga vështirësitë e tua më të mëdha në fillim të karrierës?

Ka pasur dy raste. Një herë arrita të bëja tre koncerte në Shqipëri brenda ditës dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake. Kam qenë 20-21 vjeç, shuma ka qenë nën 1 milion lek të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund thashë: “wow, kaq qenka?!” Ishte pak dëshpëruese, kur mendova që e shita të gjithë privatësinë time. Shumë njerëz e shesin shpirtin tek shejtani, nuk është një kontratë që ti shet shpirtin tek shejtani, por tis het privatësinë tënde. Unë nuk mund të jem kurrë më një person që të dal me një shokun tim rrugës për të ngrënë një akullore. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj që nuk duhet ta vrasësh mendjen shumë, se është pak edhe luftë brenda vetes.

Vështirësia tjetër është që kushtonin klipet, atëherë na dukeshin shtrenjtë. Nuk kishte kualitet. Unë vija nga një tjetër shtet, nga Anglia, kisha parë pak më shumë atje dhe nuk isha kurrë i kënaqur. Mendoja që asnjë nga damilja ime nuk janë artistë, nga doli një mollë mes shkurreve?! Më kujtohet një rast që i kërkova babit 3 mijë euro dhe më tha hajde në lokal, puno këtu se kjo është e ardhmja jote, kjo është pasuri e patundshme. Do të ishte gjynah po ta kisha lënë pas dore.

Ti ke publikuar albumin me 22 këngë, dhe një ndër to është “A je i lumtur”. Është një histori personale?

Është pak personale, që kam vendosur ta shfaq pak e t’ia tregoj dhe njerëzve. Ajo këngë ka melodi që mua më bën të lumtur, por teksti është pak ‘hidhërues’ për fatin tim. Dikush ma ka bërë këtë pyetje dhe kishte dhe një ghysmë përgjigje aty. Nuk e njihja atë personin, ishim në avion dhe po kthehesha nga diku, isha i rraskapitur. Dhe më tha: “Me gjithë këtë jetë që bën, a je i lumtur? Gjithë këto femra, lek…” Thashë me veten time ju shihni vetëm ato që vendos unë që të nxjerr. Realisht, jo vetëm artistët por edhe njerëzit që nuk i kanë mundësitë, nxjerrin gjëra të pavërteta në Instagram.

A je ti i lumtur?

Nuk mund të jem 24 orë i lumtur. Jam si drita, fik e ndiz. Jeta ka bërryla, sidomos kur je në qëndër të vëmendjes ‘non stop’, sidomos kur je një nga më të mirët.