Celebrities Gossip Music Showbiz

Beteja ende nuk ka mbaruar/Taylor Swift hakmerret ndaj Kim Kardashian duke i bërë ‘diss’!

Pothuajse një dekadë pasi filluan grindjet mes tyre, Taylor Swift me sa duket i ka bërë një ‘diss’ Kim Kardashian së fundmi në albumin e saj të ri, “The Tortured Poets Department: The Antology”, konkretisht me këngën “thanK you aIMee”.

Sigurisht që ishin fansat ata që menjëherë vunë në dukje se shkronjat e mëdha në titullin e këngës formonin emrin e Kim. Një përdorues shkroi në rrjetin social X (dikur Twitter) se:

Taylor tha që nuk do e falte Kim Kardashian.

Në këngë, Swift pretendon se “lufta” e tyre nuk ishte aspak e drejtë. “Gjatë gjithë asaj kohe që ti po më sulmoje, unë po ndërtoja diçka”, thotë ajo në tekst. “Dhe nuk mund ta fal mënyrën se si më ke bërë të ndihem.

Rikujtojmë se zënka e madhe mes dyshes së njohur ka nisur që në vitin 2016. Kënga ‘Famous’ është e gjithë zanafilla e sherrit midis Taylor Swift dhe Kanye West. Përveç rreshtave që i dedikoi në këngë, Kanye gjithashtu e shfaqi statujën e dyllit të Taylor të zhveshur në videoklip, pranë disa figurave të tjera të njohura politike. “Videoklipi ‘Famous’ ishte hakmarrje pornografike. Gjatë një interviste për ‘Elle’, Taylor u shpreh se ende nuk i kanë kërkuar falje për sharjet e bëra publikisht, duke iu referuar sherrit midis saj dhe çiftit West, por pa përmendur emra.