Celebrities Film & Tv Music

Billie Eilish dhe vëllai i saj po sjellin një nga bashkëpunimet më të bukur së bashku me ‘Disney’ dhe ‘Pixar’!

Projekti më i ri me titull “Turning Red” i ‘Pixar’ përmban edhe disa këngë të reja nga këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Billie Eilish dhe nga vëllai i saj Finneas. Kompanitë e mëdha si ‘Disney’ dhe ‘Pixar’ kanë publikuar një trailer të ri për filmin e animuar “Turning Red”nga ku edhe shfaqet muzika e re e këngëtares dhe e kompozitorit fitues të çmimeve ‘Grammy’.

“Turning Red” pritet që të publikohet më 11 mars të vitit 2022 dhe është një histori e moshës madhore që paraqet një vajzë 13-vjeçare, Mei, e vendosur në fillim të viteve 2000. Regjisorja Domee Shi shprehet se:

Ne kishim nevojë që personazhi ynë Mei të ishte i fiksuar pas diçkaje që nëna e saj nuk do ta miratonte. Grupet e djemve ishin hapi i parë për shumë vajza të asaj moshe. Djemtë ishin të gjithë super të bukur, të dashur dhe ata kishin një mënyrë për t’i bashkuar vajzat dhe të dashurit e tyre. Plus, mendova se do të ishte vërtet interesante të krijoja një grup të animuar djemsh.

Eilish dhe Finneas kanë dhënë kontributin e tyre me tre këngë të reja në 4*Town, grupi imagjinar në film. “Nobody Like U” është paraqitur në trailerin e ri. Në lidhje me këtë producentja Lindsey Collins ka treguar se:

Kur fillimisht filluam që të flisnim për Billie Eilish dhe Finneas, përpara se ata të fitonin çmimet ‘Grammy’. Ne ishim tifozë të mëdhenj të tyre. Ne u takuam me ta dhe hodhëm idenë kryesore të projektit me grupin e djemve, duke i pyetur nëse do të ishin të interesuar të shkruanin dhe të prodhonin këngët për këtë dhe ata ishin dakord.

Kompozitori suedez Ludwig Göransson ndërkohë është duke kompozuar partiturën për “Turning Red”. Në lidhje me kompozitorin janë shprehur se ata ishin të tërhequr nga shkathtësia e tyre dhe se ata ishin shumë të sigurtë se ai do t’i ndihmonte që të krijonin tigujt më unik dhe më të veçantë të mundshëm.