Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Kur promovon filmin e burrit me b*thë…

E dini mënyrën më të mirë për të përkrahur bashkëshortin tuaj në projektet e tij? Këtë jua tregon aktorja Blake Lively me fotografinë e saj të fundit. Ylli i “Gossip Girl” po mbështet bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, në filmin e tij më të ri, “Free Guy”, duke postuar foto me të pasmet e saj.

Ajo ishte veshur me një palë bikini ngjyrë blu dhe krahas fotos që kishte postuar në InstaStory, ajo shkruan:

Shkoni të shikoni filmin “Free Guy”!

 

Ryan ka zbuluar se Blake shpesh e ‘tall’ atë në shtëpi, jo vetëm kaq por ajo ka futur në lojë edhe tre vajzat e tyre, James, Betty dhe Inez. Ka gjithmonë të papritura me këtë çift kaq të adhurueshëm dhe gazmor.

Rikujtojmë se, gjatë një interviste të bërë së fundmi, Reynolds ka treguar se cila është gjëja më e mirë e të qënit i martuar me Blake Lively. Përgjigjja e tij nuk pritej nga publiku. Ai mendoi për të gjitha herët që bashkëshortja e tij e ka ndihmuar në punë. Aktori tha gjithashtu se ajo e ka ndihmuar shumë në filmin “Deadpool”, madje në të gjitha filmat që kanë arritur një sukses të madh. Por sidoqoftë, nuk kishte si të mungonte një koment epik nga ana e tij.