Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani sjell me një video atmosferën e Krishtlindjeve ama Donald Veshaj mungon!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Edhe pse jo shumë larg Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Bora ka postuar ditën e sotme videon e saj profesionale për festat e fundvitit. E veshur me një fustan të kuq dhe me një atmosferë shumë të ngrohtë shtëpie, dritash dhe me pemën e Krishtlindjes, Bora shfaqet vetëm me djalin e saj, Arborin. Edhe pse të gjithë prisnim që në këtë video të ishte edhe partneri i saj, Donald Veshaj duket se moderatorja nuk e ka menduar kështu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Bora dhe Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë si kunetër dhe gjithmonë i kemi parë duke mbështetur njëri-tjetrin në projektet e tyre. Së fundmi Donaldi, Romeo, Bora dhe djali i saj po shijojnë pushimet në Milano dhe Donaldi ka postuar një video, ku shfaqet Bora dhe Romeo duke biseduar dhe qeshur. Gjithmonë është vënë në dukje marrëdhënia e mirë që Bora dhe Romeo kanë si kunetër dhe se së fundmi Romeo në një nga postimet e tij ka shkruar për të “kush ka motër botën ka“.