Gossip Showbiz

Fansat ofendojnë Camila Cabello për format e saj trupore!

Nëpër shumë media kanë qarkulluar foto të këngëtares Camila Cabello, ku ajo shihej e veshur me rroba banje duke shëtitur bregut të detit.

Camilla shfaqej e veshur me një palë bikini të thjeshta, me nuanca të ndryshme të ngjyrës blu. Edhe pse nuk kishte asgjë të tepruar apo për të bërë bujë, fansat e kanë gjetur diçka që i kanë bërë këto foto virale dhe shumë të përfolura.

Ajo ka marrë kritika të shumta për linjat e saj trupore. Komentet nuk kishin fund për kilogramët e shtuar, por në një rrjet të madh social, sigurisht do të ketë dhe fansa të cilët i kanë dalë në mbrojtje. duke bërë thirrje që të pranojnë njerëzit ashtu siç janë, se fundja këto janë trupa normal.

Një ndjekës i saj kishte komentuar se bukuria e vërtetë është ajo e Camilës dhe jo idetë e tjera manipulese të shumë personazheve të tjerë.

Së fundmi në media kanë qarkulluar disa foto të Camila Cabellos, në të cilat ajo shfaqej e veshur me bikini duke shtëitur buzë bregut të detit.

Artistja me famë botërore kishte veshur një palë bikini të thjeshta me nuanca të ndryshme të ngjyrës blu dhe këto foto të saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale.

Mirëpo siç gjithmonë ndodh, as këtë herë nuk munguan kritikat për trupin e këngëtares. Shumë i kanë vënë në pah linjat, të tjerë faktin që ka shtuar kilogramë etj.

Megjithatë Camila ka një rrjet të gjerë fansash të cilët i kanë dalë menjëherë në mbrojtje duke ju kërkuar njerëzve të tjerë që të pranojnë trupat normalë.

Ti je një grua e bukur, një njeri normal, njësoj si të gjithë ne. Kjo është normale vajza! Ju lutem ndiqni bukurinë e vërtetë dhe të vërtetën. Mos ndiqni idetë e pavërteta, të rrezikshme dhe manipuluese!

Një koment tjetër në mbrojtje të saj thoshte se:

Më duhet të mbrojë Camila Cabello-n në internet nga njerëzit që ofendojnë për trupin, sepse unë jam një njeri i denjë…

Përpos fjalëve të shumta negative, të cilat ajo zgjodhi t’i injoronte, artistja falenderoi të gjithë ata që e mbështesin në çdo hap të saj.

Falemindeirt për dashurinë dje dhe sot, ju dua të gjithëve!