Gossip Showbiz

Dua Lipa ndodhet me pushime në Shqipëri, por çfarë komenti ka vjehrra e saj për këtë?

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet me familjen e saj në Shqipëri, në perlat e jugut tonë. Për momentin bukuroshja është duke qëndruar në Drimadhes dhe këtë gjë e ka treguar me postimet e saj në Instagram.

Dua ka vendosur që të shëtsisë të gjithë jugun me një jaht duke shijuar kështu ujërat e kaltra të detit Jon. Në këto foto të postuara në rrjete sociale, Dua ka marrë shumë komente dhe një ndër komentet që ka rënë në sy ka qenë edhe ai i nënës së Anwar, të dashurit të Lipa-s, Yolanda Hadid.

Ajo ka shkruar:

Ju dua.

Një marrëdhënie për t’u patur zili, nuk mendoni edhe ju kështu?! Duhet theksuar se Dua ka një marrëdhënie të shkëlqyer jo vetëm me nënën e të dashurit të saj por edhe me motrat e tij, modelet e famshme Bella dhe Gigi Hadid. Ndërkaq, të gjithë e dinë për lidhjen që Ledri Vula dhe Dua kanë patur në të shkuarën e tyre dhe ishte pikërisht distanca ajo që i ndau. Asokohe, Lipa jetonte në Londër dhe reperit i duhej të lëvizte shpesh për shkak të koncerteve.

Tanimë, të dy kanë vazhduar jetën e tyre, Ledri është martuar dhe është bërë baba i vogëlushes së tij, Poem, ndërsa Dua vazhdon e lumtur karrierën e saj shumë të suksesshme ndërkombëtare dhe lidhjen me Anwar-in. Megjithatë, duket se dyshja kanë ruajtur një raport të mrekullueshëm, siç ndodh rrallë herë me ish-të dashurit. Jo vetëm që komunikojnë, por Ledri dhe Dua janë takuar menjëherë pas ardhjes së saj në Tiranë.

Rikujtojmë, se së fundmi Turqia po përballet së fundmi me krizën e ndryshimeve klimatike. Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkak temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve. Me një fatkeqësi të tillë është solidarizuar edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri.