Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa nuk ka të ndalur, artistja shënon një tjetër sukses…

Këngëtarja e njohur Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që sa vijnë dhe e cilësojnë atë si një artiste shumë të madhe. Së fundmi, Dua ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në kalsifikimin e 10 këngëve më të mira nga renditja e “Hot 100”. Në postim shkruhej:

Kënga “Levitating” e Dua Lipas është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në Top 10.

Dua e ka rishpërndarë dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit, me të cilët ka bashkëpunuar për këtë projekt kaq të suksesshëm. Ajo shkruan:

E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi më të preferuar në këtë planet. Kjo këngë nuk do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10.

 

Rikujtojmë se, bashkëpunimi i Elton John dhe Dua Lipa, “Cold Heart”, ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”. Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

Mesa duket Dua nuk di të shkëlqejë vetëm në muzikë, por kudo. Së fundmi, pasi gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, vetë këngëtarja na ka servirur disa foto ‘magjike’. Me anë të një postimi në Instagram Dua ka treguar koleksionin më të ri të Versace, duke e falenderuar për besimin që tregoi tek ajo.