Celebrities Gossip Showbiz

“E dua si ta kem babain tim”, Kiara i kërkon Luizit mos të ndërhyjë në raportin e saj me Armaldon!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka patur ulje-ngritje. Pikërisht ditën e djeshme, Luizi dhe Kiara kanë debatuar, pasi kjo e fundit ndjehet ‘e mbytur’ nga prezenca e tij.

Ndërkohë, ditën e sotme, Kiara, e cila shpeshherë është komentuar nga banorët e tjerë që ndikohet nga Luizi, i ka vendosur atij limite edhe në raport me Armaldon, për të cilin ajo u shpreh se e ka shumë të dashur.

Ti në jetën time këtu brenda këtyre tre muajve nuk do ndikosh te marrëdhënia ime me Maestron. E vlerësoj, e dua fort dhe e kam shumë xhan dhe mos më bëj mua këto muhabete për të na ndikuar te marrëdhënia jonë. E dua si ta kem babain tim dhe ia dëgjoj këshillën se i sheh gjërat shumë pjekur dhe qartë.