Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

E papritur! Ronaldo Sharka zbulon në TAR se do të jetë opinionist i…

I ftuar në emisionin “Pardon My French” së bashku me Elonën dhe Jonidën ishte ish-banori i shtëpisë së BBV, Ronaldo Sharka. Në një emision mjaft të bukur, moderatori zbuloi se do të jetë opinionisti i ri në programin “Për’Puthen” së bashku me Nedën dhe Arjanin. Përveç kësaj Ronaldo dha mendimin e tij në lidhje me disa situata të krijuara edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Unë para disa minutash isha në transmetim në “Për’Puthen” në rolin e opinionistit, ishte një ftesë e autores së programit, Olsa Muhametit. Është roli i opinionistit plus që herë pas herë ftojnë edhe personazhe, përveç Nedës dhe Arjanit. Për tre episode rresht unë e kam shijuar por pse jo ndoshta edhe në një moment tjetër mund ta rishohim.

Pra dëshiron që të jetë opinionist kryesor në këtë format?

Mua më pëlqen. Nuk kam një përgjigje po ose jo. Jemi në fazë eksperimentimi. E kam shijuar shumë si eksperiencë, mua më pëlqen që të jem përveçse moderator edhe në rolin e opinionistit dhe është shumë nice.

Ronaldo Sharka gjithashtu zbuloi edhe se çfarë i tha Armaldos pasi ai doli nga shtëpia pas nominimit të fortë me Luizin dhe Kristin. Nga ana tjetër u ndal edhe tek Jori si banore të cilën e konsideroi si ‘kartë e djegur’ për mënyrën se si ajo zgjodhi që të luante brenda shtëpisë.