Botë e Çuditshme Lifestyle

Ekspozonte vetëm fytyrën, pasi filloi të publikonte edhe trupin modelja merr oferta qesharake!

25-vjeçarja britanike Antonia Graham i ka kthyer defektet në pikën e fortë të saj. Ka fytyrën e një modeleje, por në  trup është e shëndoshë dhe tani bën para në internet duke ekspozuar trupin e bëshëm, që deri përpara pak vitesh përpiqej ta fshihte.

Nënë e tre fëmijëve, Antonia mbeti me kilograme të tepërta, e kjo e gjë e demoralizoi për një kohë të gjatë. Por tani, mban rroba pas trupit dhe fiton mjaft para me videot që hedh në TikTok ku ka shumë ndjekës. Antonia thotë se fiton 10.000 paundë në muaj vetëm duke ngrënë përpara kamerës.

Në TikTok u bë e famshme falë një klipi me 8 milionë klikime, përmes të cilit i përgjigjej atyre që talleshin me të se ishte e shëndoshë.

Kam mbajtur dieta me shpresën të dobësohesha, por nuk ndodhi. Pas kësaj, vendosa ta pranoj veten si jam.

Antonia Graham pas kësaj nisi të publikonte video duke ngrënë dhe thotë se ka njerëz që paguajnë vetëm që ta shohin duke u shëndoshur.

Marr deri në 3000 kalori në ditë. Më kanë kërkuar që të ha 3 pica gjigande në një seancë të vetme. Por e refuzova, kam dhe unë limitet e mia.