Celebrities Gossip Showbiz

Enca “kalëron” Beartin e “Për’puthen” për klipin e ri!

Enca ka treguar se këtë sezon veror do të jetë shumë aktive me projekte të reja muzikore dhe mund të themi se verën e startoi më ‘hot’ se kurrë me këngën “Rakia”. Veshjet dhe lëvizjet e saj provokuese nuk është hera e parë që këngëtarja shfaq në klipet e saj, por këtë herë erdhi me një risi.

Skenat erotike me Beartin, ish- konkurrentin e “Për’puthen u diskutuan shumë dhe bën mjaft bujë. Enca hipën mbi Beartin në një shtrat të dy, teksa fabula e këngës tregon se ajo po shkon me shokun e ngushtë të djalit që e ka tradhëtuar.

Listen up! Jom tu t’ik me vrap. Jom te shoku jot i ngushtë, guess na jena me një shtrat.

Paralajmërimi për këtë këngë nisi me një foto ku dukej këngëtarja me Beartin, megjithatë fytyrën e këtij të fundit nuk e kishte treguar, duke lënë ndjekësit të hedhin dyshimet e tyre.

Pasi zbuloi se modeli në klipin e këngës së saj “Rakia” është ish- konkurrenti i “Për’puthen”, dyshja filluan të postoni njëri-tjetrin në rrjete sociale duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Madje, Bearti në një intervistë ku u pyet se çfarë e lidh atë me Encën, ai u përgjigj se fillimisht një projekt, duke nënkuptuar se mund të ketë lindur diçka mes tyre.