Celebrities Gossip Showbiz

“Fillimisht një projekt!”, mos ndoshta Bearti sapo pranoi se është në një lidhje me Encën?

Jo pak po përflitet për një lidhje mes Encës dhe ish- konkurrentit të “Për’puthen”, Beart Rexhepit. E gjitha nisi nga kënga e re “Rakia” që këngëtarja do të publikojë ditën e sotme. Pas fotos së bujshme, ku Enca shfaqej përqafuar me Beartin dhe pamjeve nga klipi shumë provokuese, ku shfaqeshin të dy bashkë në shtrat lindën spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë, gjithçka mund të kishte qenë edhe vetëm për promovimin e këngës, derisa Bearti ka habitur me deklaratat e tij në një intervistë të dhënë së fundmi. I pyetur se çfarë e lidh atë me Encën, ai u shpreh se:

Fillimisht një projekt!

Kështu, lë hapësirë për të menduar se mes dyshes ndoshta nisi thjesht si një bashkëpunim profesional, por gjërat kanë marë rrjedhë tjetër.

Jo vetëm kaq, Bearti është pyetur sërish për këngëtaren dhe për të bërë një vlerësim sa seksi i duket nga 1 te 10 dhe ish- konkurrenti i “Për’puthen” e renditi më shumë se aq. Ai u përgjigj 12, duke na shtuar akoma më shumë dyshimet.

Ende jemi në pritje, nëse kemi një çift të ri në showbiz apo dyshja po i bën një reklamë shumë të mirë këngës.

Ndërkohë, kujtojmë se Bearti i ka dhënë fund lidhjes me Tea Trifonin, një konkurrente tjetër nga “Për’puthen” dhe shkak për këtë thuhet të ketë qenë xhelozia e tepruar e tij. Ndërkohë që, edhe pse Enca ka vite në tregun muzikor nuk është përfolur për ndonjë lidhje të mundshme më parë.