Celebrities Gossip Showbiz

Epo, dhurata në fund të ditës dhuratë mbetet…/Rita Ora surprizohet me një buzëkuq aspak të zakontë!

Së fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka treguar për fansat në Instagram se i ka ardhur një dhuratë aspak e zakontë, një buzëkuq në formë të organit gjenital mashkullor.

Dhurata ishte nga Isamaya Ffrench, e cila njihet për prodhimin e produkteve kozmetike ekstravagante. E habitur nga forma e buzëkuqit, Rita e hap dhuratën dhe lyen buzët para kamerës.

Riujtojmë që Rita po përgatitet pasi më 14 korrik do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri “You & I”, i cili do të ketë gjithsej 12 këngë të reja. Së fundmi ylli i muzikës pop ka folur për marrëdhenien e veçantë që ka me dy vajzat e burrit të saj Taika Waititi. Këngëtarja prej disa muajsh është martuar me regjisorin e njohur.

Taika ka dy vajza të moshës 11 dhe 7-vjeçe nga marrëdhenia e tij e kaluar me Chelsea Winstanley. Rita donte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj duke shprehur per revistën Glamour se:

Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam, e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekte. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin përmes Zoom.