Celebrities Fashion Showbiz

Fat si në dashuri edhe në punë, Kendall Jenner zyrtarisht drejtoreshë e shtëpisë së famshme të modës!

Duket se pothuajse gjithçka që motrat Kardashian-Jenner prekin kthehet në ar, e cila me sa duket është arsyeja pse “FWRD” ka emëruar Kendall Jenner si drejtoreshën e saj të re krijuese. Kendall e njohur për stilin e saj të hijshëm, të frymëzuar nga vitet ’90 do të ketë për detyrë të kurojë markat e modës luksoze, të drejtojë dizajnin e faqes së internetit, të krijojë ide, marketing, partneritete dhe aktivitete marketingu.

Sipas “FWRD”, ylli do të hyjë zyrtarisht në rolin e saj gjatë Javës së Modës të Nju Jorkut këtë muaj. Në një deklaratë në rrjetin e saj social Instagram, Jenner e emocionuar shkruan se:

Unë u rrita duke dashur modën dhe kam qenë tepër me fat që punova me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë biznes. Si drejtore kreative e FWRD, unë jam e lumtur për të ndihmuar në kurimin e faqes me stilistë dhe marka të reja. 

Michael Mente, bashkë-CEO dhe bashkëthemelues i “Revolve Group”, e quan drejtoreshën e re të “FWRD “zgjedhjen perfekte.

Ne gjithmonë kemi pasur një admirim ekstrem për stilin, kreativitetin dhe shijen e përgjithshme të Kendall. Përvoja e saj e shumanshme në industrinë e modës dhe vizioni që ajo ka përshkruar për biznesin FWRD ka potencialin për të transformuar biznesin tonë dhe biznesin luksoz në tërësi. 

Shefja e markës së “Revolve Group”, Raissa Gerona shton se:

Kendall është mishërimi i modës luksoze dhe nuk ka një përshtatje më të mirë për këtë pozicion. Si udhëheqës në industri dhe novatorë në marketing, ne jemi gjithmonë në kërkim të ideve të reja, duke qëndruar përpara kurbës dhe duke qenë në pararojë të tendencave të stilit. Bota shikon Kendall për të udhëhequr industrinë dhe ne jemi shumë të lumtur që vizioni i saj për FWRD të vijë në jetë. 

Rikujtojmë, se në një ankesë ligjore të paraqitur para pak ditësh në një gjykatë në qytetin e New York, kompania italiane “Liu Jo” akuzoi Kendall Jenner se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi duke mos u shfaqur në një nga setet e xhirimit për të bërë fotot e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20%. Kompania thotë se modelja nuk u paraqit kurrë për organizimin e dytë, i cili fillimisht do të zhvillohej në mars të 2020-ës, por u shty për shkak të pandemisë.