Auto & Moto

Ford në telashe, sërish probleme me prodhimin e kamionçinave F-150!

Ford Motor po përballet me një tjetër pengesë prodhimi për të prodhuar kamionçinat e saj të njohura F-150 për shkak të mungesës së dorezave të dyerve, sipas një burimi të njohur me këtë çështje. Prodhuesi i automjeteve po punon për të zgjidhur çështjen, sipas një burimi, duke shtuar se disa automjete janë bërë gati derisa të mund të instalohen dorezat e duhura dhe njëkohësisht disa dërgesa janë duke vazhduar.

“Ndërsa një mungesë e pjesëve të furnizuesit po prek disa nga fabrikat tona të Amerikës së Veriut, ne presim të plotësojmë të gjithë prodhimin që është prekur”,-tha prodhuesi i automjeteve në një deklaratë të dërguar me email për Reuters. Ford ndaloi përkohësisht punën në tre fabrika gjatë fundjavës, ku prodhon kamionçina F-150 të versioneve me benzinë dhe elektrikë.

Gjiganti i automjeteve po planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent. Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për Ford-in në Evropë.