Celebrities Music Showbiz

Ku i kemi fansat e zjarrtë të Dua Lipa-s?! Artistja sapo na zbuloi datat e turneut “Future Nostalgia”!

Albumi i Dua Lipa-s “Future Nostalgia”, është padyshim suksesi më i madh në karrierën e saj. Ky album ka qëndruar në top-listat botërore me javë të tëra. Së fundmi, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe datat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”, pas një pauze të gjatë.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut dhe njoftoi se bashkë me të do të jenë edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Ndërkaq, ajo shkroi:

 Më në fund po ndodh! Ne kemi lançuar datat për turneun “Future Nostalgia” në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale.

Ndërkohë, rikujtojmë se javën e kaluar Dua ka lançuar në versionin ‘remix’ këngën “Cold Heart” në bashkëpunim me legjendën e muzikës botërore Elton John. Ky bashkëpunim ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”. Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander. 

Së fundmi gjithashtu, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në kalsifikimin e 10 këngëve më të mira nga renditja e “Hot 100”.