Celebrities Music Showbiz

Harry Styles na dha shpresa, “One Direction” mund të ribashkohen në të ardhmen!

Tre herë fituesi i “Grammy”-t Harry Styles ka folur së fundmi për mundësinë e një ribashkimi të “One Direction” gjatë episodit final të James Corden “The Late Late Show”. “Po apo jo, do të ketë një ribashkim të One Direction? A do të ndodhë ndonjëherë?”, tha Styles teksa lexonte pyetjet. “Kam frikë se nuk është një pyetje me po ose jo. Nëse do të kishim një moment kur do të donim ta bënim, nuk e kuptoj pse nuk do ta bënim”,-tha Harry.

“One Direction” i përbërë nga Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik njoftuan se do të bënin pauzë në vitin 2015, një vit pasi Malik u largua nga grupi. Megjithëse grupi tha se do të ishte në një pauzë 18-mujore, ata ende nuk janë ribashkuar dhe të gjithë anëtarët kanë vazhduar të ndjekin karriera solo.

Corden një fans dhe mbështetës i “One Direction” shpesh ftonte disa anëtarë të grupit në rubrikën e tij “Carpool Karaoke”. Në fillim të këtij muaji, u raportua se grupi i të rinjve do të ribashkohej në episodin e fundit të shfaqjes së Corden. Por emisioni mohoi shpejt spekulimet në llogarinë zyrtare në Twitter, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë në këto thashethemet.

Askush nuk i do djemtë më shumë se ne … por kjo histori thjesht nuk është e vërtetë.

Rikujtojmë, se qëkur supermodelja Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me Harry Styles në Japoni, shumë media janë përpjekur të marrin më shumë informacion rreth kësaj romance të re të mundshme. Emily konfirmoi se në të vërtetë ka qenë në lidhje me këngëtarin për pjesën më të madhe të dy muajve të fundit.