Fashion

Hermès prezanton çantat Birkin të bëra nga perimet…

Çanta është një aksesor, i cili nuk duhet t’ju mungojë asnjëherë. Përveç prakticitetit, ajo gjithashtu i shton pikë veshjes suaj. Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, nuk duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm veshjeve tuaja, por edhe aksesorëve. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni çantën e duhur, sepse ky detaj i imazhit nuk është aq dekorativ sa funksional. Njihuni me trend-in e çantave këtë verë.

Një çantë e modës duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes dhe të përmbushë detyrimet e saj, praktikisht të përmbajë gjithçka që duhet të merrni me vete.

Prada së fundmi ka prezantuar modelin më të ri të çantave, prej leshi dhe padiskutim që do të jetë trend-i i këtij sezoni. Janë ndër modelet më praktike dhe perfekte për t’i mbajtur gjatë ditës. Nëse i preferoni të mëdha apo të vogla, të thjeshta apo të çmuara përgatituni sepse pa këto çanta nuk mund te bëni.

Ndërkaq, shtëpia franceze e modës luksoze, Hermes nga ana tjetër ka krijuar një linjë me çanta, tërësisht e realizuar me perime. Aktualisht, tri modele të perimeve të ndryshme janë publikuar, duke riinterpretuar çantën e kultit nëpërmjet aranzhimeve krijuese të shpargut, lakrës dhe trangujve.

Të gjitha modelet Birkin nga perimet i ka bërë artisti Ben Denzer.

https://www.instagram.com/p/CPgMX1UMtgE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=07224cd0-3a34-4462-81f3-42f3631c6f1f

Hermès publikoi të tri çantat veç e veç, duke i shoqëruar secilën me shkrimin ‘çantat klasike që të frymëzojnë me artin e tyre aq shumë saqë do të mund t’i haje’.

https://www.instagram.com/p/CPixKoADsw4/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6e9e124e-a341-41d9-bc7d-ee67711ecfb6

https://www.instagram.com/p/CPaNNEXggam/

Rikujtojmë, se vera erdhi dhe me siguri keni programuar pushimet tuaja. Normalisht përgatitja e gjërave është një stres më vete. Gjithsesi ju kurrë nuk duhet të harroni gjërat esenciale të cilat nuk duhet të mungojnë kurrësesi në çantën tuaj të plazhit. Besoj e dini për çfarë e kemi fjalën apo jo?!