Celebrities Gossip Music

I qenka futur ‘me kokë’ industrisë së muzikës, Luiz Ejlli do t’i bashkohet këtij grupi muzikor!

Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip 2 është kthyer tashmë në një ndër emrat më të lakuar të momentit. Këngëtari i cili në shtëpi spikaste për humorin e tij shkodran dhe historinë e dashurisë me Kiara Titon duket se ka filluar t’i dedikohet plotësisht muzikës.

Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar edhe 3 këngë të tijat, 2 prej të cilave solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj. Por mesa duket, Donaldi nuk qenka i vetmi personazh i njohur me të cilin ai do të bëjë bashkëpunim.

Së fundmi ai ka lajmëruar se bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni. Këtë na la të nënkuptojmë Instastory e fundit e tij me dy artistët, ku krahas shkruan:

Fourdots.

Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime. Rikujtojmë se, në korrik Luiz Ejlli ka publikuar prodhimin e ri muzikor, një këngë që është dedikim për bashkëshorten e tij, Kiara Titon.