Fashion Health & Beauty

Ikonat e famshëm të cilët përcaktuan trend-et e modës që ju ende i pëlqeni edhe sot…

Moda ndryshon dhe gjithmonë ka një vend për eksperimente. Por nganjëherë trendet e modës që duken të guximshme dhe të reja kanë lindur në të vërtetë dekada më parë.

Audrey Hepburn, Marilyn Monroe, Diana Ross dhe Prince janë vetëm disa ikona të famshëm që vazhdojnë të ndikojnë në zgjedhjet tona të gardërobës edhe tani.

Ja disa prej tyre:

Audrey Hepburn: Fustani elegant i zi.

Edhe pse koncepti origjinal i kësaj veshje lindi në vitet 1920 dhe u frymëzua nga Coco Chanel, Audrey Hepburn e ktheu këtë veshje në ikonike në “Breakfast at Tiffany’s”. Ky fustan i zi elegant i shoqëruar me një palë doreza, krijoi një pamje vërtet legjendare, që është edhe ditë e sotme elegante edhe sensuale.

Në vitin 2019 Lady Gaga rikrijoi këtë pamje ikonike në daljen e saj në “Academy Awards”.

Marilyn Monroe: Rroba banje me bel të lartë.

Nëse hidhni një vështrim në disa fotografi të Marilyn Monroe të veshura me rroba banje, lehtësisht do të vini re se shumica e tyre janë bikini me bel të lartë. Ky lloj bikini në ditët e sotme po bën një rikthim të madh. Femërore dhe elegante, këto rroba banje janë perfekte në ‘zbutjen’ e ndonjë papërsosmërie të vogël për të cilën mund të shqetësoheni.

Katharine Hepburn: Kostume “burrash” për gratë.

Gratë moderne të famshme shpesh shihen të veshura me veshje “mashkullore” në tapetin e kuq, por kjo lloj zgjedhje e modës ishte mjaft e pazakontë dhe madje e rrezikshme, në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Në atë kohë njerëzit supozohej të visheshin “sipas gjinisë së tyre” por Katharine Hepburn i theu këto rregulla.

Së bashku me Greta Garbo dhe Marlene Dietrich, ajo ishte aq e guximshme sa të promovonte veshjen e pantallonave nga gratë. Aktorja sfidoi normat e gjinisë së modës dhe me krenari veshi pantallona, këmisha duke qenë një shembull frymëzues për të shprehur veten përmes modës.

Brigitte Bardot: Veshjet me shpatullat jashtë.

Fustanet me shpatullat jashtë mund t’ju bëjnë të dukeni përrallore në shumë raste, nga një drekë me miqtë te një ngjarje publike. Brigitte Bardot e ktheu këtë stil në vitin 1960 ikonike. Ne shohim këtë veshje sensuale/femërore të veshur nga gratë në të gjithë botën sot.

Twiggy: Minifunde dhe fustane.

Minifundet e shkurtra u kthyen një trend në vitet 1960 kur Twiggy i veshi ato. Sot shumë fashionista kanë të paktën një minifund ose fustan mini në veshjet e tyre, dhe ata kanë gjetur vendin e tyre edhe në tapetin e kuq.

Prince: Stili androgjen.

Shumë kohë para se Harry Styles të fillonte të mahniste publikun duke veshur bluza transparente, këngëtari i famshëm Prince e bëri atë. Si një nga ikonat më të mëdha të modës, ai sfidoi normat gjinore të modës që përcaktonin se si duhet të dukeshin burrat. Dantella dhe madje takat e larta ishin pjesë e veshjeve të tij skenike, dhe kjo ishte ende diçka e jashtëzakonshme për një njeri të famshëm mashkull në vitet 1980.

Elizabeth Taylor: Shumë bizhuteri.

Gjatë gjithë jetës së saj, Elizabeth Taylor ka qenë e apasionuar pas bizhuterive dhe koleksioni i saj personal përfshinte diamant, vathë smeraldi, sete luksoze nga ‘Cartier’ dhe bizhuteri të tjera të mrekullueshme. Aktorja e donte koleksionin e saj dhe e demonstroi me krenari atë në filma dhe në ngjarje publike.

Duket sikur shumë njerëz të famshëm e kanë kopjuar stilin e Taylor. A jeni dakord?

Beyonce.

Ndërkaq, mesatarisht, shpenzohen rreth 9,000$-20,000$ për veshjet nëpër filma. Këto para shpesh nuk janë të mjaftueshme dhe krijuesit e kostumeve duhet të punojnë vërtet shumë për të bërë rroba të bukura që mund t’i shprehin personazhet ashtu siç duhet.