Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm në muzikë, Kidën tanimë do ta shohim edhe si…

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Por kësaj here projekti i saj më i ri nuk ka të bëjë me muzikën. Këtë herë bukuroshen do e shikojmë në një fushë tjetër, atë të modës. Nga disa postime të saj në Instastory, Kida na ka lajmëruar se së shpejti, në bashkëpunim me stilisten e njohur kosovare, Diana Qerimi do të realizojnë linjën e tyre të veshjeve, që do të quhet “STARGIRL”.
Kjo është hera e parë që e shikojmë këngëtaren në këtë fushë dhe për më tepër në botën e biznesit.

Dy vajzat nuk po bashkëpunojnë për herë të parë së bashku, pasi dhe më parë Diana ka stiluar veshjet e Kidës në daljet e saj publike dhe për më tepër dy vajzat janë mikesha.

Mbi më shumë se një muaj pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike”, duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Para pak javësh, ajo na zbuloi cover-in e albumit që ajo kishte paralajmëruar prej kohësh dhe na zbuloi disa detaje rreth tij. “Orchide” është albumi i parë i saj përgjatë gjithë viteve karrierë dhe është emri i plotë i këngëtares.