Celebrities Fashion Magazine

Ju njohim me trendin më të ri të vendosjes së zinxhirit, frymëzuar nga VIP-at!

Për ata që kanë lindur në vitet 2000’  duhet ta dinë se trendi i zinxhirit në bel ka qenë një nga më të preferuarat e vajzave të asaj kohe. Mund t’i shihnim kudo, në pasarela, në tapet të kuq, madje dhe mundoheshim t’i krijonim vetë sipas modelit që shihnim tek të famshmit e asaj kohe që e ndiqnin këtë modë.

Mesa duket, kohët e fundit kemi të bëjmë me një rikthim të këtij trendi që pati zanafillën në vitet ’90. Edhe pse dikur mund ta shihnim që vendosej mbi xhinset me bel të ulët, që kanë qenë kryefjala e momentit në atë kohë, tashmë kemi të bëjmë me disa kombinime të reja dhe më moderne. Duke nisur nga rrobat e banjos e deri tek kostumet, pantallonat, bluzat ‘crop top’, marrin një pamje tejet sensuale nëse zbukurohen nga një zinxhir i hollë në bark.

Së fundmi, vajzat e famshme shqiptare po e ndjekin këtë trend dhe e kanë rikthyer përsëri në modë. Në fotot e postuara në rrjetet sociale, zinxhirët rreth belit kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe nëse doni të frymëzoheni, ne po ju tregojmë se si mund ta kombinoni më së miri duke u frymëzuar te ‘fashionistat’ shqiptare.

Kida

Kristina Baki

Endi Demneri

Kiara Tito