Celebrities Film & Tv

Ju prezantojmë me serialin që po bën namin, pritet të rrëzojë nga froni “Bridgerton”!

Së fundmi është zbuluar se seriali i ri korean “Squid Game” po bëhet aq virale sa së shpejti mund të rrëzojë nga froni “Bridgerton” si seriali i Netflix më i ndjekur i të gjitha kohërave. Sipas ‘Variety’, drama koreane “Squid Game”, e cila pati premierën më 17 shtator, ka një shans për t’u bërë shfaqja më e madhe e Netflix ndonjëherë dhe aktualisht renditet si seriali numër 1.

“Squid Game” vjen nga skenaristi-regjisori Hwang Dong-hyuk, i cili njihet për filmat “The Fortress”, “Miss Granny” dhe “Silenced”. Seriali tregon historinë e një grupi garuesish që bien dakord të marrin pjesë në një lojë misterioze të mbijetesës me një çmim të përgjithshëm prej gati 40 milion dollarë. Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë me kthesa vdekjeprurëse. Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht këtij seriali.

Disa e kanë krahasuar “Squid Game” me filmin fitues të Oscar-it 2019 “Parasite”, i cili eksploroi ndarjen e thellë financiare brenda shoqërisë së Koresë së Jugut. Një nga avantazhet e mëdha që ka “Squid Game” është se është lançuar në të gjithë botën me një version të dubluar në anglisht.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se platforma gjigante e transmetimit “Netflix”, ka paralajmëruar se së shpejti seriali “Sex Life” tashmë do të rikthehet për një sezon të dytë. Gjithashtu do të ketë edhe një kthim të aktorëve kryesorë si Sarah Shahi, Mike Vogel, Adam Demos dhe Margaret Odette.